Për shkak të përmbytjeve të mëdha autoritetet çeke u detyruan të hapin portat në jug të vendit për të lehtësuar presionin në digat, veprim ky që shkaktoi vërshimin e masave të madhe të ujit në drejtim të Pragës.

Galeria fotografike: Shirat kanë përmbytur Evropën

Niveli i ujit në lumin Vltava po vazhdon të rritet. Në disa vende lumi tashmë ka dalë nga brigjet.

Në qytetin Passau të Bavarisë uji ka arritur një nivel të tillë, i cili nuk është vënë re që nga shekulli XVI. Shumë zona të qytetit janë përmbytur, njerëzit evakuohen me varka. Në disa vende ekipet e shpëtimit nuk mund të arrijnë dot. Të burgosurit i nxorrën nga burgu, i cili ndodhej gjithashtu nën kërcënimin e përmbytjes.

Shumë qytete në territoret e rajoneve Sachsen, Thuringen, Baden-Wurttemberg janë përmbytur gjithashtu.

Galeria fotografike: Përmbytjet në Bavari

Aktualisht në Republikën Çeke si rezultat i përmbytjeve kanë humbur jetën 7 persona, në Austri janë regjistruar 2 viktima.