Ministria amerikane e Mbrojtjes shpalli një tender për ndërtimin e një baze të mbrojtjes antiraket të Izraelit dhe bëri publike karakteristikat e fshehta të objektit të ardhshëm ushtarak.

Ndër të dhënat, të cilat u vunë në dispozicion të publikut të gjerë, renditen plane të shumta inxhinierike, skemat e sistemeve të ventilimit, thellësia e kompleksit nëntokësor të bazës, trashësia e mureve si dhe një listë materialesh që do të përdoren gjatë ndërtimit.

"Nëse ndonjë armik i vendit tonë do të donte të sulmonte këtë bazë, të dhënat e publikuara do të ishin për të një ndihmë vizuale", - deklaroi lidhur me këtë fakt një përfaqësues i Ministrisë izraelite të Mbrojtjes.