Në Republikën Çeke do të fillojë kthimi i pasurive të patundshme të Kishës, të konfiskuara në të kaluarën nga autoritetet komuniste.

Sipas ligjit, kishat dhe organizatat fetare do të marrin pronat që u përkasin atyre me një vlerë prej 75 miliardë kron (njëçikë më pak se 4 miliardë $), si dhe një kompensimin financiar prej 59 miliardë kron (3 miliardë $).

Kishat mund të shpresojnë për kthimin atyre të 30 mijë hektarëve tokë bujqësore, 900 ndërtesave, 120 shtëpive të banimit, tre manastireve, tre kështjellave si dhe disa qindra liqeneve.

Njëkohësisht me këtë qeveria çeke do të reduktojë subvencionet për kishat dhe deri në vitin 2030 kishat çeke do të mund të mbajnë vetë veten.

Ligji në fjalë ka shkaktuar debate të nxehta në Republikën Çeke, e cila është vendi me përqindjen më të lartë të ateistëve në Evropë.