Sekretari për shtyp i Presidentit të Rusisë, Dimitri Peskov, deklaroi se nuk zotëron asnjë informacion në lidhje me dorëheqjen e mundshme të Kryetarit të Bashkisë së Moskës, Sergei Sobjanin.

"Unë nuk mund të them asnjë gjë për këtë. Kjo pyetje duhet t’i adresohet vetë Sergei Sobjanin, pasi ky është absolutisht vendimi i tij", - u shpreh Dimitri Peskov në emisionin e Radiostacionit "Eho e Moskës" (russ. “Эхо Москвы”).

Një burim i mirënjohur me situatën njoftoi më parë se zgjedhjet e drejtpërdrejta të parakohshme për kryetarin e Bashkisë së Moskës do të mbahen, ndoshta, më 8 shtator të këtij viti. Sergei Sobjanin, të cilit mandati në këtë post i mbaron në vitin 2015, për zhvillimin e zgjedhje të parakohshme për Kryetarin e qytetit duhet të japë dorëheqjen. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar të këtij informacioni.