Rusia nuk mund të injorojë ndryshimin e ekuilibrit të forcave në lidhje me anëtarësimin e shteteve fqinje me të në NATO, deklaroi Kryeministri rus Dimitri Medvediev në takimin e Këshillit të Kryetarëve të Qeverive të Shteteve të pellgut të Detit Barenc, duke iu përgjigjur pyetjes: se si do të reagonte Moska ndaj anëtarësimit të Finlandës në NATO?

"Ne nuk mund të injorojmë faktin se NATO përbën një formacion, një bashkësi me potencial të fuqishëm ushtarak, i cili në pjesën më të madhe të tij mund të përdoret kundër vendit tonë në rastin e ndonjë skenari negativ të zhvillimit të ngjarjeve", - tha Medvediev.