Më shumë se 60 vende të botës nënshkruan traktatin ndërkombëtar mbi tregtinë e armëve.

Në prill Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi tekstin e marrëveshjes, duke vendosur kufizime mbi tregtinë ndërkombëtare të armëve konvencionale.

Marrëveshja parashikon rregullat për shitjen e tankeve, makinave të blinduara, armëve artilerike të kalibrit të madh, avionëve luftarakë, helikopterëve, luftanijeve, raketave e hedhësve të raketave si dhe armëve të vogla (të lehta).

Sipas marrëveshjes, vendet janë të obliguara të njoftojnë mbi shitjen e partive të armëve si dhe të përcaktojnë nëse mund të përdoren apo jo ato për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Pritet që Rusia dhe Kina të refuzojnë nënshkrimin e traktatit.