Lideri shpirtëror i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u bëri thirrje kandidatëve presidencialë të mos i bëjnë lëshime komunitetit ndërkombëtar dhe të mbrojnë programin bërthamor të shtetit.

Khamenei u alarmua nga deklaratat e dy prej kandidatëve për President, në të cilat shprehet dëshira e përmirësimit të marrëdhënieve të Teheranit me Perëndimin. Sipas fjalëve të Ajatollahut, politikanët duhet t’i venë interesat iraniane mbi ato të huaja.

Më parë SHBA-ja njoftoi mbi vendosjen e sanksioneve të reja kundër industrisë iraniane të transportit, e cila është një nga motorët kryesorë të ekonomisë vendase.