Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobjanin, njoftoi se ka ndërmend të japë dorëheqjen me qëllim të zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme të drejtpërdrejta për kryetarin e bashkisë së kryeqytetit.

Sekretari i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë "Rusia e Bashkuar", Sergei Neverov, deklaroi se partia do ta mbështesë Sergei Sobjanin në rastin e zhvillimit të zgjedhjeve për postin e Kryetarit të Bashkisë së Moskës në vitin 2013.

"Nëse moskovitët propozojnë zhvillimin e zgjedhjeve të Kryetarit të bashkisë së kryeqytetit këtë vit, ne sigurisht që jemi dakord me këtë nismë. Ne kemi një kandidat të mirë - ai është Sergei Sobjanin", - deklaroi për gazetarët Sergei Neverov.