Për çështjen e lehtësimit të regjimit të vizave midis BE-së dhe Rusisë ka mbetur vetëm të bihet dakord në lidhje me disa momente teknike. Për këtë deklaroi Kreu i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, gjatë fjalës së marrë në Samitin BE-Rusi në Ekaterinburg, kryeqytetin potencial të Expo 2020.

"Ne duam të nënshkruajmë në të ardhmen e afërt një marrëveshje të modernizuar mbi thjeshtësimin e regjimit të vizave", - tha ai, duke vënë në dukje se palët arritën një përparim të dukshëm në zgjidhjen e kësaj çështje.