Raporti i ri i Stockhom International Peace Research Institute (SIPRI) konfirmon se Izraeli ka në dispozicion 80 mbushje bërthamore. Kjo është një shifër më e ulët nga ç'supozohej më parë.

Sipas raportit, 50 mbushje bërthamore janë vendosur në raketat balistike izraelite me rreze të mesme veprimi dhe 30 në bombat që lëshohen nga avionët. Ka shumë gjasa që Izraeli të jetë në gjendje për të prodhuar armë taktike bërthamore, duke përfshirë edhe predhat e artilerisë.

Izraeli nuk i komenton njoftimet që dëshmojnë praninë në arsenalin e tij të armëve bërthamore.