Faqja e Internetit e kanalit televiziv “Russia Today” (RT) iu nënshtrua sulmit DDoS të hakerëve gjatë transmetimit të procesit gjyqësor ndaj ushtarakut të SHBA-së, Bradley Manning, të akuzuar për transferimin e dokumenteve të klasifikuara ushtarake faqes së Internetit “WikiLeaks”.

"Ne jemi përgjegjës për sulmin mbi RT.com", - konstatuan hakerët nga grupi “AntiLeaks” në faqen e tij në Twitter.

Më parë në transmetimet e kanalit televiziv RT është shfaqur programi i Julian Assange, themeluesit të “WikiLeaks”, i cili prej shumë muajsh fshihet nga autoritetet suedeze në Ambasadën e Ekuadorit në Britaninë e Madhe. Grupi i i hakerëve “AntiLeaks” deklaron qëllimin e vet - luftën kundër aktivitetit të Julian Assange.