Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, e ka quajtur një komplot procesin e afrimit të Kolumbisë me NATO-n.

Presidenti i Kolumbisë deklaroi se në qershor do të nënshkruhet një marrëveshje mbi bashkëpunimin me NATO-n dhe se Kolumbia shpreson që me kalimin e kohës të bashkohet me Organizatën.

Nga ana e tij Presidenti i Bolivisë e quajti bashkëpunimin e Kolumbisë me NATO-n akt agresioni, provokim dhe komplot kundër "qeverive anti-imperialiste, kundër Venezuelës, Nikaraguas, Ekuadorit dhe Bolivisë".

Përfaqësuesit e NATO-s deklaruan se Aleanca e Atlantikut të Veriut është e interesuar në zgjerimin e bashkëpunimit me Kolumbinë, por shtoi se ky vend nuk i përmbush kriteret gjeografike për anëtarësimin në NATO.