Këtë vit Bjellorusia po përballet me mësymjen drastike të kërmijve të rrushit nëpër kopshte e baçe. Për shkak të motit të ngrohtë dhe me shira të vazhdueshëm numri i molusqeve është rritur në mënyrë dramatike. Iriqët dhe bretkosat nuk po ia dalin më dot punës mbanë me përballimin e sulmit të kërmijve të pangopur, që boshatisin kopshtet dhe dëmtojnë drurët frutorë.

Bjellorusët gjetën një metodë mjaft efektive për të luftuar me këtë të keqe - ata kanë filluar t'i ngopin kërmijtë me birrë. Kërmijtë nuk janë aspak indiferentë ndaj alkoolit: ata nuk e kontrollojnë veten, pijnë së tepërmi dhe pastaj plasin.

Në fund të pranverës për kërmijtë fillon sezoni i riprodhimit. Në këtë kohë ata janë veçanërisht hamës.