Zëvendëskryeministri rus Dimitri Rogozin, gjatë vizitës në uzinën e armëve të zjarrit “Degtiarjov” në qarkun e Vladimirit, njoftoi mbi pjesëmarrjen e mundshme të yllit kinematografik të filmave aksion Steven Seagal në reklamën e armëve ruse.

"Ne diskutuam mundësinë e përfshirjes së z.Seagal në demonstrimin e përparësive të armëve ruse, për ta promovuar markën tuaj në tregun ndërkombëtar, në ekspozitat ndërkombëtare, për të bërë krahasimin me armët më të mira amerikane", - dekaroi Rogozin përpara punonjësve të uzinës.

Seagal e ka takuar Zëvendëskryeministrin rus gjatë udhëtimit të tij për në Rusi në mars të këtij viti dhe i premtoi Rogozinit të merrte pjesë në propagandimin e shërbimit ushtarak në Rusi.