Si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një fabrikë pulash në verilindje të Kinës humbën jetën të paktën 61 persona, ndërsa dhjetra të tjerë u lënduan.

Sipas informacionit paraprak, në fabrikën e pulave në provincën e Jilin ndodhi një shpërthim si pasojë e rrjedhjes së amoniakut, pas të cilit shpërtheu zjarri.

Zjarrfikësit arritën të shuajnë gjuhët e tërbuara të flakëve. Tani në vendngjarje po vazhdojnë të punojnë ekipet e shpëtimit. U evakuuan të gjithë banorët, shtëpitë e të cilëve ndodhen në një rreze prej një kilometër nga fabrika.