Protestat masive në Turqi mund të shndërrohen në një revolucion të vërtetë, mendon Këshilltari i Zëvendëskryetarit të Dumës Shtetërore të Rusisë për çështjet ndërkombëtare, Semjon Bagdasarov.

Sipas mendimit të Semjon Bagdasarov, numri i personave të pakënaqur nga politika e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan edhe në të kaluarën ka qenë i madh. Bëhet fjalë mbi kundërshtarët e islamizimit, për opozitën e përfaqësuar nga Partia Popullore Republikane si dhe nacionalistët.

"Rexhep Tajip Erdogan e ka tepruar shumë me lojërat e veta. Ky shpërthim protestash qe pjekur tashme prej kohësh. Tani Kryeministri është vënë me shpatulla pas muri, ai e kupton për mrekulli se çdo konçesion (lëshim) nga ana e tij, qoftë ky edhe simbolik, do të demonstrojë dobësinë e tij, ndërsa në shoqërinë turke kjo është kritike", - i tregoi Semjon Bagdasarov korrespondentit të Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".