Trazirat në Turqi mund ta bëjnë krizën siriane që të humbasë krejtësisht rëndësinë e vet, mendon Drejtori i Institutit rus të Studimeve Politike, Sergei Markov. Për atë se si do të ndryshojë situata politike si rezultat i trazirave në Stamboll dhe qytete të tjera të mëdha të vendit, eksperti tregoi në On Air-in e Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".

"Kufiri siriano-turk është kufiri kryesor, përmes të cilit kalojnë armët dhe ndihmat e tjera për rebelët sirianë. Nëse Rexhep Tajip Erdogan nuk do të ketë mundësi të ndihmojë më rebelët, vatra e krizës siriane do të nisë të shuhet atëhere gradualisht. Nuk përjashtohet gjithashtu fakti që, si rezultat i ndryshimeve të brendshme, Turqia të braktisë përfundimisht politikën e anëtarësimit në BE", - sugjeroi Sergei Markov.