0Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga uragane të furishme. Që nga fundi i majit nga tornadot kanë gjetur vdekjen më shumë se 50 njerëz. Paralajmërimi i stuhisë në perëndim të vendit nuk është tërhequr deri tani.

Shirat e dendur të vazhdueshëm kanë shkaktuar përmbytje njëherazi në disa vende të Europës. Situata më e vështirë paraqitet në Republikën Çeke, Austri dhe Gjermani. Në Republikën Çeke prej zonave më të rrezikshme po evakuohet popullsia. Shumë shkolla janë mbyllur. Në qendër të Pragës është ndaluar lëvizja e trenave të metrosë. Nga kopshti zoologjik i kryeqytetit është evakuuar një pjesë e kafshëve. Ujërat e lumit Vltava kanë vërshuar përtej mureve mbrojtëse. Tani ushtarakët po ndihmojnë për ndërtimin e fortifikimeve të reja.

Galeria fotografike: Shirat kanë përmbytur Evropën

Në Gjermani situata më e rrezikshme është krijuar në Bavari, në Saksoni si dhe në tokat e tjera jugore. Lundrimi nëpër lumenjtë kryesorë Rhein, Main dhe Neckar është pezulluar. Është ndërprerë edhe qarkullimi hekurudhor mes Mynihut dhe Salzburgut të Austrisë.

Galeria fotografike: Përmbytjet në Bavari

Po vazhdon të rritet niveli i ujit edhe në rezervuarët natyrorë dhe artificialë të Polonisë dhe Zvicrës. Ndërkohë rritja më e madhe e nivelit të ujit në lumenjtë dhe liqenet e Evropës pritet më 4 qershor. Sipas parashikimeve, shirat e fuqishëm do të rreshtin së rëni vetëm të martën dhe moti do të fillojë të normalizohet gradualisht, thotë ekspertja shkencore e Qendrës Hidrometeorologjike të Rusisë, Natalia Ponkratenko:

- Tani mbi Britaninë e Madhe është duke u formuar një anticiklon, i cili do të kalojë nëpër Evropë. Reshjet do të fillojnë të zhvendosen në drejtim të Lindjes: shirat do të vazhdojnë të bien ende në Poloni dhe Bjellorusi. Pas kësaj në Evropë do të vendoset moti i mirë.

Përkatësisht motit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sinoptikët nuk nxitojnë të bëjnë parashikime optimiste. Shtetet perëndimore janë ende nën pushtetin e tornados. Situata më e keqe vërehet në Oklahoma. Nga tornadot e 22 majit atje kanë gjetur vdekjen mbi 20 njerëz. Më 1 qershor tufani i tërbuar, që përfshiu në shtjellën e vet këtë qytet, mori jetët e më shumë se 15 vetëve. Ndërkohë, duhet thënë, se këto janë vetëm të dhënat paraprake, rrënojat e godinave deri tani nuk janë kontrolluar e pastruar.

0E gjithë vështirësia konsiston në faktin se është e pamundur të evakuohen paraprakisht njerëzit nga zonat e rrezikshme. Sepse tornado formohet në kushte po të tilla atmosferike si dhe stuhia. Dhe parashikimi i asaj, se me çfarë force do të shembet fatkeqësia natyrore mbi zona të banuara konkrete, është i mundur maksimum tre orë para vërshimit të saj.