Bisedimet 6-palëshe nuk do të rifillojnë për sa kohë që Koreja e Veriut nuk do të ndryshojë kursin e saj për realizimin e programit në lidhje me zhvillimin e armës bërthamore. Për këtë deklaroi sot Kreu i delegacionit të Koresë së Jugut në bisedimet mbi denuklearizimin e Gadishullit Korean, Cho Tea Yong.

"Detyra ime kryesore është të bind Veriun në lidhje me faktin se denuklearizimi i përgjigjet interesave të Phenianit. Dhe derisa Veriu të ndryshojë mendje nuk do të ketë asnjë negociatë", - tha ai.