Kanali televiziv rus, që transmeton emisionet e veta në gjuhën angleze, Russia Today (RT) u bë kanali i parë i lajmeve që arriti 1 miliard shikime në YouTube.

Me rastin e kësaj arritjeje kanali televiziv do të shfaqë të hënën një emision me titull "Billion Bulletin". Pjesë e këtij emisioni do të jenë videot dhe programet më të famshme të RT në Internet. "Billion Bulletin" do të transmetohet drejpërsëdrejti më 22:00 me orën e Moskës, si dhe në YouTube.

Kanali televiziv RT e hapi llogarinë e tij në YouTube në vitin 2007. Vetëm brenda 6 viteve kanali RT ka postuar në YouTube më shumë se 19.000 video që morrën mbi 6 milionë komente.

Video më e famshme e RT është ajo me kuadrot e ndërprera të rënies së meteoritit të Çeljabinskut.