Në Moskë po zhvillohen bisedimet në lidhje me afatin dhe vëllimin e furnizimeve në Siri të gjuajtësve multifunksionalë “MiG-29M/M2” (russ. "МиГ-29М/М2") në bazë të kontratës së nënshkruar në vitin 2007, njoftoi një burim në strukturat që kanë të bëjnë me eksportin e armatimeve ruse.

"Ka shumë mundësi që furnizimi të bëhet në dy parti me nga 6 gjuajtës. Më pas në kuadër të këtij opsioni mund të nënshkruhet një kontratë e re suplementarisht edhe për 12 avionë të tjerë", - njoftoi burimi.

Nëse të gjitha çështjet teknike dhe financiare do të rregullohen gjatë negociatave, atëherë furnizimi i parë mund të bëhet që këtë vit.