Niveli i ujit në qytetin e përmbytur bavarez të Passau e ka tejkaluar maksimumin historik. Qyteti, i cili shtrihet në vendin e bashkimit të tre lumenjve njëherazi - Danubit, Inn dhe Ilz - është prekur më tepër nga fatkeqësia natyrore.

Galeria fotografike: Shirat kanë përmbytur Evropën

Një ditë më parë kryebashkiaku i qytetit deklaroi se niveli i ujit në qytet mund të arrijë deri në 11 metra, duke tejkaluar treguesin e "përmbytjes së qindvjeçarit" të vitit 2012 - 10.81 metra. Në fakt ndodhi akoma më keq nga ç'pritej. Që në orën 9 të mëngjesit niveli i ujit arriti deri në 12.2 metra dhe po vazhdon të rritet. Pritet që deri në mesditë niveli i ujit të arrijë deri në 12.55 metra.

Galeria fotografike: Përmbytjet në Bavari