Numri i viktimave, si pasojë e zjarrit që ra në një fabrikë pulash në provincën e Jilin në verilindje të Kinës, arriti deri në 112 persona.

Zjarri shpërtheu herët në mëngjes në hangarin e destinuar për therjen dhe përpunimin e shpendëve shtëpiakë. Në atë kohë atje po punonin më shumë se 300 persona. Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, zjarri u parapri nga një shpërthim, më pastaj u përhap një tym i zi dhe papritmas u shuan dritat. Lindi paniku, njerëzit rrëzoheshin në vrapim e sipër dhe shkelnin njëri-tjetrin. Pothuajse të gjithë të mbijetuarit u lënduan dhe morën djegie të rënda.

Vetëm rreth 100 persona arritën të dilnin jashtë ndërtesës, portat e së cilës ishin të mbyllura në kohën e shpërthimit të zjarrit. Zjarri u arrit të shuhej vetëm në mesditë.