Në Stamboll një taksi u përplas me një grup demonstruesish, të cilët ishin përfshirë në protestat masive antiqeveritare. Si rezultat humbi jetën 20-vjeçari Mehmet Ayvalitas. Edhe katër persona të tjerë u plagosën. Njëri nga të lënduarit është në gjendje kritike.

Vdekja e Mehmet Ayvalitas u bë vdekja e parë e konfirmuar në mesin e demonstruesve, edhe pse ajo nuk u shkaktua nga përleshjet me policinë. Më parë burime të ndryshme njoftuan mbi disa viktima, por konfirmime zyrtare të këtyre të dhënave nuk ka ende.