Qeveria çeke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Kjo është bërë për shkak të përmbytjeve në Pragë dhe qytete të tjera, ku lumenjtë kanë dalë nga shtretërit e tyre.

Në zona të ndryshme të vendit po vazhdon evakuimi i popullatës, në Pragë janë mbyllur të paktën 8 stacione metroje.

Galeria fotografike: Shirat kanë përmbytur Evropën

Në brigjet e lumit Vltava zjarrfikësit vendosën barrikada metalike, ndërsa vullnetarët mbushin dhe vendosin thasë me rërë në formë pirgjesh.

Së paku dy persona kanë humbur jetën në Çeki. 4 të tjerë janë shpallur të humbur pa lënë gjurmë. Në disa zona të vendit fatkeqësia natyrore ka penguar lëvizjen e automjeteve dhe ka bllokuar qarkullimin në linjat hekurudhore.