Japonia është e shqetësuar në lidhje me marrëveshjen e lidhur mes Moskës dhe Parisit mbi furnizimin e Rusisë me helikoptermbajtëse të tipit "Mistral". Kjo u njoftua nga Ministri japonez i Mbrojtjes, Itsunori Onodera. Sipas fjalëve të tij, kjo do të prishë ekuilibrin e forcave në Lindjen e Largët.

Aktualisht në Francë po ndërtohen dy anije universale të desantit, helikoptermbajtëset e tipit "Mistral", të destinuara për Flotën Ushtarake Detare ruse. Më parë Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Federatës Ruse njoftoi se të paktën njëra prej tyre mund t’i dorëzohet Flotës së Paqësorit.