Disa miliona njerëz morrën pjesë në paradën e homoseksualëve ditën e dielë në qytetin brazilian të Sao Paulo. Sipas fjalëve të organizatorëve, në paradën dhe aktivitetet festive me rastin e këtij evenimenti u përfshinë rreth 3.5 milionë njerëz. Pjesëmarrësit e paradës nuk i ndaloi madje as shiu i rrëmbyeshëm që vërshoi mbi qytet.

"Kurrë më nuk duhet të heshtim për këtë! Bashkim dhe mirëkuptim në luftën kundër homofobisë!" - ky ishte slogani i Parada del Orgullo Gay de Sao Paulo të vitit 2013.