Në mes të qershorit Kina do të kryejë lëshimin e anijes së pilotuar kozmike "Shenzhou-10". Vetë anija kozmike dhe raketëmbajtësja e saj tashmë janë transportuar në pistën e startimit të kozmodromit që ndodhet në veriperëndim të vendit. Për misionin në fjalë janë përgatitur 3 astronautë.

Në Kinë programi i fluturimeve të anijeve të pilotuara kozmike po realizohet në 3 etapa. Faza e parë përfshiu lëshimin e dy anijeve kozmike me pilotë - përkatësisht në vitin 2003 dhe 2005. Faza e dytë, e cila po zbatohet aktualisht, parashikon zhvillimin e teknologjive të ankorimit të aparateve kozmike në orbitë. Në fazën e tretë, e cila planifikohet të përfundojë në vitin 2020, synohet të konstruktohet dhe të dërgohet në orbitë një stacion kozmik.