Kundrejt disa anëtareve femra të Ushtrisë së Izraelit u ndërmorrën masa ndëshkimore disiplinore për faktin se postuan fotot e tyre me të brendshme në Facebook.

Është njoftuar se shkelëset e disiplinës janë rekrute të reja, ndërsa “sesionet e fotografimit” ato i kryen në një bazë ushtarake. Si ndëshkim për sjelljen që cilësohet si e pahijshme për ushtaret izraelite komanda mori "masat e duhura disiplinore". Masat që u ndërmorrën ndaj tyre nuk janë bërë me publike.

Me qëllim që të shmanget përsëritja e "këtyre sjelljeve" të vajzave nga ushtarake të tjera, komanda ka nisur një kurs leksionesh edukative në bazat ushtarake.