Këshilli i Legjionit të Nderit vendosi të nderojë kompozitorin e famshëm dhe muzikantin amerikan, Bob Dylan, me "Urdhërin e Legjionit të Nderit” (frengj. L'ordre national de la Légion d'honneur).

Dhënia e Urdhërit është titulli më i lartë i nderit dhe njohja zyrtare e meritave të veçanta në Francë.

Kancelari i Madh i Legjionit të Nderit, Jean-Louis Georgelin, deklaroi se Bob Dylan është një artist unikal, një këngëtar grandioz dhe një poet i madh.

Më parë në Këshillin e Legjionit të Nderit lindën disa mosmarrëveshje në lidhje me çështjen e dhënies së Urdhërit këngëtarit për shkak të varësisë së tij prej marihuanës dhe pozitës së papajtueshme ndaj luftës amerikane në Vjetnam (vitet 1957-1975).