Një banor i Britanisë së Madhe do të marrë nga Forcat Ushtarake Ajrore të vendit një kompesim prej 2.200 £ për vdekjen e papagallit të tij, si rezultat i një tronditje nervore, të cilën ai e pësoi për shkak të zhurmës së motorëve të një aeroplani ushtarak transporti, i cili fluturoi mbi shtëpinë e qytetarit. Një vendim i tillë u morr gjykata britanike.

Në Ministrinë e Mbrojtjes të Britanisë së Madhe janë adresuar rreth 200 padi të ngjashme, të cilat kapin shumën e përgjithshme rreth 1.5 milionë £. Në paditë e tyre deklaruesit kërkojnë gjithashtu kompensimin e dëmeve të shkaktuara ndërtesave dhe dekorimit të brendshëm të tyre, pagesën e seancave trajnuese në grup tek psikologu dhe riparimin e trampolinës për fëmijë.