Të afërmit e sportistit Oscar Pistorius, i cili akuzohet për vrasjen e të dashurës së tij, kanë shprehur zemërimin e tyre në lidhje me publikimin e fotografive të skenës së krimit.

Në një deklaratë të lëshuar në prag të paraqitjes së Pistorius para trupit gjykues, anëtarët e familjes së tij janë shprehur se publikimi i materialeve gjyqësore mund të jetë në dëm të procesit.

Policia deklaroi se ajo nuk është në dijeni se në ç'mënyrë fotografitë ranë në dorë të kanalit televiziv Sky News, i cili i publikoi ato të premten. Fotografitë tregojnë njollat e gjakut në banjo.

Oscar Pistorius do të paraqitet sërish para trupit gjykues të martën.