Qeveria britanike ka marrë një propozim nga zyrtarë të lartë të Ekuadorit për të diskutuar fatin e themeluesit të "WikiLeaks" Julian Assange nëpërmjet negociatave.

Ministri i Punëve të Jashtme i Ekuadorit, Ricardo Patiño, i cili në qershor do të udhëtojë drejt Britanisë me një vizitë zyrtare, ka shprehur dëshirën për t'u takuar në lidhje me këtë çështje me Ministrin e Jashtëm britanik, William Hague.

Assange tashmë që prej një viti jeton në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, pasi qeveria ekuadoriane i dha atij azil politik.

Suedia, ku Assange akuzohet për krime seksuale, insiston në ekstradimin e themeluesit të "WikiLeaks".