Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, po fiton pikë politike për llogari të deklarateve të tij ekstravagante. Fjalët se Kolumbia do të nënshkruajë një marrëveshje mbi bashkëpunimin me NATO-n dhe se me kalimin e kohës do të bëhet pjesë e kësaj organizate nuk janë gjë tjetër veçse mburrje të kota. Këtë këndvështrim shprehu në emisionin e Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Kryeredaktori i revistës "Mbrojtja Kombëtare", Igor Korotçenko.

Sipas mendimit të ekspertit ushtarak rus, përsa i përket aspektit praktik bashkimi i Kolumbisë me NATO-n është i pamundur për shkak të aktivitetit të karteleve të drogës dhe përplasjeve permanente të trupave qeveritare me grupe të ndryshme rebele terroriste.