Ekaterinburgu ka shanse të mira për të fituar të drejtën e zhvillimit të ekspozitës Expo 2020, sipas mendimit të Kreut të Përfaqësisë së BE-së në Rusi, Fernando Valenzuela. Për këtë flasin karakteristika të tilla si përmasat e qytetit, numri i banorëve, zhvillimi dhe pozicionimi i mirë.

"Të gjithë këta faktorë i shkojnë për shtat Ekspozitës Botërore", - deklaroi Fernando Valenzuela.

Shefi i Përfaqësisë së BE-së në Rusi arriti në Ekaterinburg për pjesëmarrje në festivalin "Ditët e Europës". Ai vuri në dukje se kjo është vizita e tij e parë në Ekaterinburg dhe se ai nuk e priste që qyteti të ishte kaq i zhvilluar.