0Mbështetësit e legalizimit të saj thonë se kjo është një mënyrë për të hequr qafe tregun e zi dhe për të shpëtuar nga vuajtjet të sëmurët e pashërueshëm, të pashpresë.

Ndërkohë, specifikën e efekteve të ndikimit të kanabisit në organizmin e njeriut, duke përfshirë edhe atë në nivelin gjenetik, deri më tani askush nuk e ka studiuar në 100%. Shkencëtarët nuk përjashtojnë mundësinë e asaj, që pas nja dy gjeneratash në vendet e “përdorimit të lirë të marihuanës" të rritet në mënyrë fort të ndjeshme numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara zhvillimore.

Mbrojtësit e marihuanës janë mëse të bindur: në qoftë se do të mundësohet përdorimi i lirë i saj, atëhere do të zhduket tregu i zi dhe problemi i trafikimit të drogës do të zgjidhet vetëvetiu. Edhe pse Holanda dështoi në zgjidhjen e problemit në këtë mënyrë. Autoritetet e këtij vendi tashmë po mendojnë seriozisht për ndalimin e "coffeeshops".

Argumenti i dytë në favor të mbrojtjes së përdorimit të lirë të marihuanës është kujdesi për pacientët me sklerozë të shumëfishtë (angl. multiple sclerosis, MS), çdo hap i të cilëve është i shoqëruar me dhimbje të tmerrshme. Tani, si një preparat analgjezik në Izrael, në Republikën Çeke, në Spanjë, në Britaninë e Madhe dhe në Kanada atyre u japin kanabis. Por për arritjen e efektit të dëshiruar doza çdo herë duhet të rritet, ndërkohë që shkaku kryesor i sklerozës së shumëfishtë është quajtur pikërisht varësia nga droga (narkomania). Madje më tepër se kaq, mjekësia bashkëkohore ka një numër të mjaftueshëm preparatesh me efekt të ngjashëm.

Marihuana si qetësuese dhimbjesh është përdorur që mijëra vjet më parë në Indi dhe në Lindjen e Mesme. Në shekujt XVIII-XIX bima u duk në Perëndim. Ky është një preparat jo-toksik bimor, i cili gjoja nuk duket t’i shkaktojë asnjë dëm shëndetit. Megjithatë ai krijon një varësi të tillë, e cila është më e vështirë për të kuruar se sa alkoolizmi, paralajmërojnë ekspertët e luftës kundër drogës. Përveç kësaj, marihuana dobëson ndjeshëm sistemin imunitar, ndërsa prindërit me shëndet të dobët rrallëherë lindin fëmijë të shëndetshëm. Por kjo nuk i indinjon dhe shqetëson aspak mbrojtësit e përdorimit të lirë të kanabisit. Pacientët me sklerozë të shumëfishtë në botë numërojnë 2.000.000 syresh, kurse norkomanët me qindra herë më shumë. Duke u përpjekur për të shpëtuar nga një problem, mbështetësit e legalizimit të kanabisit bëjnë jë sy qorr ndaj rrezikut të përhapjes së narkomanisë.

0Kurse kundërshtarët e legalizimit ofrojnë për ta sjellë situatën deri në pikën e absurditetit: ata dalin për shndërrimin e korridoreve të trafikimit të drogës nga Afganistani dhe vendet e Amerikës Latine në një biznes të ligjshëm. Me marrjen parasysh të volumit të qarkullimit të këtij “malli”, vetëm të ardhurat e fituara prej tatimit të kësaj "pune të mirë" do të jenë të mjaftueshme për të shpëtuar po atë Evropë, të themi, nga kriza ekonomike. Ndërkohë që edhe problemi me trafikimin e drogës do të gjejë "zgjidhje" ashtu vetëvetiu.