0Rusinë në këtë Samit do ta përfaqësojë Presidenti Vladimir Putin, ndërsa delegacioni europian do të kryesohet prej Presidentit të BE-së Herman Van Rompuy dhe Kryetarit të Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso.

Për BE-në Rusia është furnizuesja kryesore e burimeve të energjisë. Dhe Rusia është e prirur për ta zhvilluar më tej këtë drejtim të veprimtarisë së saj. Tashmë është vënë në shfrytëzim tubacioni i gazit "Nord Stream" (“Rryma Veriore”), po realizohet ndërtimi i gazsjellësit "South Stream" (“Rryma Jugore”). Por në vitin 2009 BE-ja miratoi "Paketën e Tretë të Energjisë", e cila kufizon në masë të madhe punën e kompanisë ruse “Gazprom”. Brukseli është duke u përpjekur për t’ia prerë disa nga kompetencat “Gazprom-it” me qëllim që të minimizojë varësinë e vet nga furnizimet e burimeve ruse të energjisë, vë në dukje Profesor i asociuar (Docenti) i Shkollës së Lartë ruse të Ekonomisë, Vladimir Sokollov:

- BE-ja ka interes si ekonomik - për të blerë diku gaz më të lirë se sa ai i “Gazprom-it”, po ashtu dhe politik - për të reduktuar vartësinë e vet energjetike nga Rusia. Por nga ana tjetër biznesi gjerman e ndjen veten në mënyrë mjaft komforte duke punuar me “Gazprom-in”. Dhe ai do të vazhdojë të punojë edhe më tej me të.

Edhe një tjetër çështje e përhershme në dialogun midis Rusisë dhe BE-së është ajo e vizave. Fillimisht parashikohet lehtësimi i regjimit të vizave, ndërsa më pas dhe anulimi i plotë i tij. Tani Moska dhe Brukseli po përpiqen të bien dakord për udhëtimet e ndërsjellta pa viza për mbajtësit e pasaportave zyrtare. U arrit në marrëveshje që këtë të drejtë ta marrin rreth 15 mijë vetë. Tani disa vende evropiane janë duke kërkuar më shumë hollësi: si dhe për cilin do të lëshohet pasaporta blu.

Prej problemeve aktuale ndërkombëtare, në radhë të parë, do të diskutohet situata e mbarsur me krizë në Siri. Javën e kaluar BE-ja hoqi embargon për furnizimet me armë të opozitës siriane. Që nga 1 gushti çdo shtet anëtar i BE-së do të vendosë vetë se kujt dhe çfarë do t’i furnizojë. Ky hap i Brukselit mund të ndërlikojnë akoma dhe më shumë situatën. Komenti i Përfaqësuesit të Përhershëm të Rusisë në BE, Vladimir Çizhov:

- Pa provoni ta vini veten për një moment në vendin e opozitës së armatosur siriane, si do të reagonit ju ndaj këtij vendimi? Ky është një sinjal i qartë, i drejtpërdrejtë se ia vlen që të presë pak, dhe se pas kësaj armët do të derdhen lumë. Gjë kjo që do t’i mundësojë asaj fitoren ushtarake. Një logjikë e tillë nuk i favorizon aspak ato përpjekjet që janë duke u ndërmarrë aktualisht, ndër të tjera edhe nga ana e vendit tonë, për zgjidhjen zgjidhjen politike të konfliktit të armatosur në Siri.

0Megjithatë, nuk do të mund të shmangen dot sigurisht edhe pretendimet në adresë të Rusisë. BE-ja e akuzon Moskën për furnizimin me armë të Damaskut. Por në këtë fakt nga ana e saj nuk ka asnjë shkelje të ligjit ndërkombëtar. Ndihmësi i Presidentit rus Juri Ushakov kujtoi se Rusia respekton dhe zbaton të gjitha kontratat e lidhura në të kaluarën, ndërsa të reja ajo nuk ka ndërmend të nënshkruajë më.