Ukraina nënshkroi Memorandumin për thellimin e bashkëveprimit me Komisionin Ekonomik Euroaziatik. Dokumenti u nënshkrua në Minsk nga Kryeministri ukrainas Nikollai Azarov dhe Kreu i Komisionit Ekonomik Euroaziatik, Viktor Hristienko.

Memorandumi parashikon më shumë ndërveprim nga ana e Ukrainës me strukturat e Komisionit Ekonomik Euroaziatik, në veçanti, me Bashkimin Doganor të Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit, në të cilin Kievi ende nuk ka ndërmend të aderojë.