Tre shtetasit e huaj të vrarë në Siri, të cilët luftonin në anën e rebelëve, ishin anëtarë të grupit ekstremist "Dzhebkhat an-Nusra" të lidhur me “Al-Qaeda”. Midis tyre figuronin një qytetar i paidentifikuar i Britanisë së Madhe dhe amerikania 33-vjeçare Nicole Mansfield, njoftuan mediat siriane.

Nicole Mansfield u identifikua falë patentës së shoferit dhe pasaportës, të cilat u gjendën në veshjet e së vdekurës. Ka njoftime se disa vite më parë ajo u konvertua në myslimane.

Të tre të huajt u eleminuan fizikisht gjatë një operacioni antiterrorist.