Themeluesi i muzeut Faberge në qytetin gjerman të Baden-Baden, Aleksandër Ivanov, u detyrua t’i jepte ish-bashkëshortes së tij pas divorcit më shumë se 600 vepra arti nga koleksioni i tij, njoftoi shërbimi për shtyp i muzeut.

Në mesin e bizhuterive të çmuara, që mori ish-gruaja e koleksionistit, janë ora e Dinastisë mbretërore të Romanovëve në formën e zogut grabitqar Griffin, një tabaka me portretin e Carit të fundit rus Nikollai II dhe unaza e njërit prej perandorëve rusë.

Aleksandër Ivanov e themeloi muzen në Baden-Baden në vitin 2008. Bazën e koleksionit e përbëjnë eksponatet e bizhuterive ruse të fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX.