Sezoni kulturor austriak, i cili startoi në maj në Moskë, do të përhapet në 17 qytete të Rusisë dhe do të përfundojë në dhjetor të vitit 2014, tha Përfaqësuesi i Posaçëm i Presidentit rus për Bashkëpunimin Kulturor Ndërkombëtar, Mihaill Shvidkoj.

Programi i sezonit parashikon zhvillimin e më shumë se 50 aktiviteteve që përfshijnë pikturën, kinematografinë, muzikën dhe zhanre të tjera të artit. Evenimenti i parë i madh i sezonit u bë turneu i trupës së teatrit të famshëm "Burgtheater" të Vjenës në Festivalin teatral të Moskës që mban emrin e Anton Çehovit.

Sezoni i kulturës ruse në Austri nis pranverën e ardhshme.