Presidenti rus Vladimir Putin u dorëzoi 10 familjeve të mëdha ruse me shumë fëmijë Urdhërin "Lavdia Prindërore".

Në veçanti, me këtë Urdhër u nderua familja e Koroçencëve nga qarku i Rostovit, e cila ka 12 fëmijë.

Gjatë fjalimit të mbajtur në ceremoninë e dorëzimit të Urdhërit Vladimir Putin premtoi se do të synojë që familjet ruse me shumë fëmijë të bëhen më të begata, më të mirëqena dhe që numri i familjeve të tilla të rritet sa më shumë.