Presidenti i Gjeorgjisë, Mihaill Saakashvili, dyshohet për shpenzim të mjeteve buxhetore jo sipas qëllimit të projektuar (jo objektive), deklaruan në shërbimin për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme.

Sipas të dhënave të kompanisë televizive "Imedi", vetëm për injeksione Botox Mihaill Saakashvili i pagoi një klinike në New York më shumë se 11 mijë dollarë.

Më parë përfaqësuesit e shumicës parlamentare e kanë akuzuar Presidentin për shpenzime të mëdha të mjeteve të buxhetit për qëllime argëtimi, për familjen dhe miqtë. Sipas dëshmive të tyre, mbajtja e kuzhinierit, festa e Vitit të Ri në Dubai dhe kursi i dobësimit i kanë kushtuar arkës së shtetit rreth gjysmë miliardë dollarë.