0Shkas për këtë është bërë ose ndonjë gabim i rastësishëm gjatë përkthimit të intervistës së Presidentit sirian Bashar Al-Assad dhënë kanalit televiziv libanez "Al-Manar", ose dëshira e kundërshtarëve të regjimit për t’a paraqitur furnizimin e komplekseve ruse “S-300” si një fakt të kryer. Duke përshpejtuar me këtë heqjen e të gjitha kufizimeve në furnizimin e armëve militantëve të opozitës. Intervista në fjalë u transmetua më 30 maj.

Presidenti sirian nuk tha asgjë në lidhje me faktin se sistemet ruse “S-300” janë sjellë në vend. Ai vetëm në terma të përgjithshme përshkroi bashkëpunimin me Rusinë në lidhje me kontratat tashmë të nënshkruara:

- Ne kemi zhvilluar negociata me Rusinë mbi furnizimin e llojeve të ndryshme të armëve për vite me rradhë, dhe Rusia demonstron përkushtimin e saj ndaj zbatimit rigoroz të këtyre kontratave. Të gjitha marrëveshjet tona të arritura me Rusinë do të realizohen.

Ekspertët ushtarakë konfirmojnë se sisteme të tilla të ndërlikuara si “S-300” (russ. “C-300”) është thjesht jashtëzakonisht e vështirë për t’u dërguar në vendin e porositësit dhe kjo nuk mund të realizohet kurrsesi pa u vënë re. Në qoftë se komplekset “S-300” do të ishin dërguar tashmë në Siri, reagimi ndaj kësaj do të kishte qenë shpërthyes dhe jo i qetë siç rezulton tani.

Ndërkohë në Moskë Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov sot tërhoqi vëmendjen ndaj një kërcënimi më real nga ana e militantëve të opozitës - grumbullimit evident të armëve kimike prej tyre për përdorim të mëtejshëm në veprimet luftarake.

Kjo konfirmohet nga fakti i arrestimit më 30 maj prej Forcave turke të sigurisë të 12 personave nga grupi "Dzhabhat el-Nusra" ("Fronti i Fitores") i afërt me "Al-Qaeda". Ata u arrestuan në afërsi të kufirit sirian. Të ndaluarve iu konfiskuan disa kontejnerë me 2 kg gaz neuro-paralitik Sarin. Në gjendje të gaztë dy kilogramë Sarin janë të mjaftueshme për helmimin e qindra e mijëra njerëzve.

Sergei Lavrov bëri thirrje për një hetim të plotë dhe mjaft të kujdesshëm të informacionit në lidhje me disponimin e armëve kimike të shkatërrimit në masë nga militantët e opozitës siriane:

- Ne presim që kolegët turq në mënyrë operative dhe në vëllim të plotë të na venë në dispozicion informacionin në lidhje me konkluzionet e nxjerra prej tyre nga kjo situatë. Situata është jashtëzakonisht serioze që ata, të cilët flasin vazhdimisht për problemin e armëve kimike, të vazhdojnë të luajnë rreth gjithë kësaj mënxyre lojërat e veta. Është e domosdsohme të hetohen të gjitha incidentet e lidhura me gjëra të kësaj natyre.

0Në këtë sfond mbajtja e konferencës së re të Gjenevës për zgjidhjen e konfliktit sirian po bëhet një çështje gjithnjë e më urgjente.