55 persona, përfshirë edhe 13 oficerë të organeve të zbatimit të ligjit, janë plagosur gjatë kohës së trazirave në Kirgistan, në të cilat përshkallëzuan mitingjet për denoncimin e marrëveshjes me një firmë të huaj kanadeze për zhvillimin e venburimit të arit Kumtor.

0Trazirat rreth minierës më të madhe të arit në vend shpërthyen ditën e martë. Të premten ndodhën përleshjet e protestuesve me forcat e ruajtjes së rendit. Këto të fundit vunë në përdorim kundër demonstruesve mjete speciale (armë jovdekjeprurëse). Me dekret të Presidentit në këtë rajon është vendosur regjimi i gjendjes së jashtëzakonshme dhe është shpallur shtetrrethimi. Për mbrojtjen e objekteve më të rëndësishme janë angazhuar trupat ushtarake.