4 qytetarë rusë dolën në gjysmëfinalen e Konkursit Ndërkombëtar të Pianistëve me emrin e Van Cliburn, i cili po zhvillohet në qytetin Fort Worth në shtetin amerikan të Teksasit.

Në fazat preselektive të këtij konkursi prestigjioz muzikor, i cili filloi më 24 maj, morrën pjesë 30 artistë nga 12 vende.

Gjashtë finalistët duhet të përcaktohen më 4 qershor.

Konkursi në Fort Worth u themelua në vitin 1962 për nder të fitores së pianistit amerikan Van Cliburn në Konkursin Ndërkombëtar me emrin e Çajkovskit në Moskë në vitin 1958.