Në Minsk po zhvillohet takimi i Këshillit të Krerëve të Qeverive të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP apo CIS), njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

Në fillim të takimit Kryeministri i Bjellorusisë, Mihaill Miasnikoviç, tha se Komiteti Ekzekutiv i Bashkësisë së Shteteve të Pavarura ka përgatitur për mbledhjen 31 çështje, ndërsa 12 dokumente kërkojnë miratimin e kryeministrave. Siç vuri në dukje Miasnikoviç, pjesëmarrësit e takimit në fjalë do të diskutojnë çështje që janë të fokusuara në të ardhmen dhe të përqëndruara në krijimin e një ekonomie të re, një cilësie të re të jetës si dhe të mundësive të reja për biznesin dhe garantimin e sigurinë në kuadër të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura.