Disa dhjetra vetë janë arrestuar në Kirgistan për organizimin e trazirave masive pranë minierës më të madhe të arit në vend, njoftoi një burim i policisë.

Tre ditë më parë 500 banorë lokalë bllokuan rrugën që çon për në minierën e arit Kumtor, duke kërkuar denoncimin e marrëveshjes me investitorët kanadezë, zbatimin e normave ekologjike dhe zgjidhjen e problemeve sociale. Ditën e enjte protestuesit morrën nën kontroll nënstacionin, i cili mundëson furnizimin e minierës me energji elektrike.