Presidenti i Kirgistanit, Almazbek Atambajev, ka shpallur regjimin e gjendjes së jashtëzakonshme në rajonin e minierës më të madhe të arit në vend - Kumtor, ku kanë shpërthyer trazira masive.

Gjendja e shtetrrethimit do të veprojë nga ora 21.00 e mbrëmjes deri në 06.00 të mëngjesit.

Banorët vendas tashmë për të tretën ditë me radhë po protestojnë në lidhje me denoncimin e marrëveshjes së pafavorshme për vendin mbi zhvillimin e vendburimeve të arit, i cili po realizohet nga një kompani kanadeze. Në përleshjet me policinë janë lënduar dhjetëra njerëz.