Rusia dhe Bosnjë e Hercegovina nënshkruan një marrëveshje që ka të bëjë me kushtet e udhëtimeve të ndërsjellta të qytetarëve të të dyja vendeve. Dokumenti u nënshkrua në Moskë nga Ministrat e Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, respektivisht Sergei Lavrov dhe Zllatko Lagumxhija.

Dokumenti parashikon hyrjen pa viza për qytetarët e të dy vendeve me qëllime turistike për një afat deri në 30 ditë.